Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për sot.

Seanca prite të nis në ora 14:00, pas përfundimit të seancës ku është duke u bërë shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Demokracia.com ka siguruar rendin e ditës për seancën, ku në rend të ditës janë vetëm dy pika.

Kuvendi ka vendosur në rend dite projektligjin për zyrtarët publik si dhe projektligjin për pagat me shmangie nga afatet procedurale. /Demokracia.com/