Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nënshkruar kontratë për ngjyrosjen e hapësirave të përbashkëta në ndërtesën e Kuvendit.
Ky tender kap vlerën prej 30 mijë eurove, ndërsa fituese është shpallur kompania e familjarit të nënkryetares së Kuvendit nga radhët e LVV-së, Saranda Bogujevci.
Siç ka mësuar Ballkani.info, kompania fituese e këtij tenderi N.P.SH.” STARLIN” me seli në Podujevë është nën pronësi të Fitim Halitit, i cili është dajë i deputetes Saranda Bogujevci.


Edhe në fotot e publikuara në rrejtët sociale shihet afërsia e deputetes me familjen Haliti.

Për këtë tender kishin aplikuar dy kompani, ndërsa tenderin e ka fituar kompania me çmimin me të ulët.
Kompania N.P.SH.” STARLIN”, e cila u shpall fituese e këtij tenderi do të përfitoj plotë 30 mijë euro për ngjyrosjen e objektit të Kuvendit, shkruan Ballkani.info.


Siç bëhet e ditur në dosjen e tenderit, kompania ka për detyrë që të bëjë gletimin e pjesëve të dëmtuar dhe pjesëve rreth dyerve dhe dritareve.
“Furnizimi me ngjyrë dhe lyerja e mureve me polikolor të klasit të parë me dy shtresa, paraprakisht të bëhet lyerja e sipërfaqes së brendshme (lyerja bazë). Furnizimi me lajsne, vendosja e lajsneve (shiritave nga druri) për mbrojtje nga karriget me gjerësi 12 cm) – me modelin e njëjte te vendosur me ato ekzistuese. Furnizimi dhe montimi me material të nevojshëm, pllaka rigipis për montim të brendshëm të prodhuesit KNAUF apo Ekuivalent me konstruksion mbajtës metalik për mbylljen e tavanit, ky pozicion duhet të punohet deri në përfundim të saj. Furnizimi dhe montimi i Pllakave Amstrong me dim: (1200 x 600) mm me trashësi 15 mm. Furnizimi dhe montimi i Pllakave Amstrong me dim: (600 x 600 )mm me trashësi 15 mm”, thuhet në dosjen e tenderit. /Ballkani.info/







