DOKUMENT| Kushtetuesja i çon veturat në autolarje, shpenzon 15 mijë euro

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që t’i shpenzojë 15 mijë euro për larjen e veturave. Për këtë shërbim është shpallur edhe tenderi, në të cilin tregohet se me këto para do të pastrohen 16 vetura të ndryshme.

Veturat e Gjykatës Kushtetuese nuk do të shihen rrugëve të Kosovës me baltë e pluhur.

Ato parashihen që të jenë të pastruara gjatë tërë kohës, pasi për ketë çështje është dhënë edhe një tender, shkruan Demokracia.com

Në njoftimin e shpallur në e-prokurim është treguar se larja e veturave do të kushtojë fiks 15 mijë euro.

“Shërbime të larjes së veturave zyrtare. Vlera e parashikuar e kontratës: 15 000,00. 3000 larje të veturave zyrtare brenda dhe jashtë për 36 muaj”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar se kompania fituese nuk duhet të ketë autolarjen më larg se 5 kilometra nga objekti i Gjykatës.

“Operatori ekonomik duhet të ketë objektin e autolarjes, jo me larg se 5 km në perimeter nga Objekti i GJKK-së. Operatori Ekonomik duhet te ofron dëshmi se objekti i autolarjes është në perimetër 5 km nga Objekti i GJKK-së, nëse Operatori Ekonomik nuk posedon autolarje në perimetrin e kërkuar, atëherë OE duhet të na ofroj dëshmi bindëse (adresa e plotë) se OE ka marrë me qira objektin, i cili është brenda këtij perimetri”.

Gjykata ka treguar së në listën e veturave për larje janë gjithsej 16 marka të ndryshme.

Shumica e veturave janë Shkoda, ka edhe Mercedes, Audi, Pasat, Peugeot, etj.

“Volkswagen-Passat Higline TDI. Mitsubishi Motors. Mercedes Benz. Volsëagen Passat comfortline 2.0 TDI. Volksëagen-Tiguan Sport 2.0 TDI. Škoda superb  Comfort 2.0 TDI. Audi A6. Škoda Fabia. Passat 2.0 TDI HIGHLINE (4 MOTION). Toyota, tipi Rav4 2.2 D-4D Limited. Peugeot 2.0 HDI. Passat B8 comfortline 1.6 TDI BMT .SKODA Octavia Ambition 1.6 TDI DSG 115KF. SKODA Octavia Ambition 1.6 TDI 115KF. SKODA Octavia Ambition 2.0 TDI DSG 150KF. Skoda Super B 2.0 TDI DSG 200KF”, thuhet në dosjen e tenderit.

Sipas njoftimit, afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 13.10.2022./Demokracia.com/