Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që drejtohet nga Rozeta Hajdari, do t’i shpenzojë mbi 3 mijë euro për larjen e veturave. Tenderin për këtë punë ia ka besuar kompanisë “Ajani & Adami”, e cila si aktivitet kryesor e ka tregtinë me drunj dhe transportin e mallrave.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në KRPP, kompania “Ajani & Adami Sh.P.K” është shpërblyer me kontratë për larjen e automjeteve zyrtare të këtij institucioni, shkruan Ballkani.info.

Kjo kompani, e cila ishte e vetme në garë, do të përftojë plotë 3 mijë e 485 euro për larjen e veturave.

Në dosjen e tenderit është treguar se veturat që do të dërgohen për pastrim në autolarje janë 34 limuzina.

Pastrimi i tyre do të bëhet brenda dhe jashtë.

Nr. i Artikullit.PërshkrimiNjësiaSasia e përafërm vjetore
Limuzina (34 cope) 
2.1Larja e veturës jashtëlarje130
2.2Larja e veturës brenda dhe jashtëlarje620

Po ashtu, Ministria është kujdesur që t’i japë edhe disa sqarime dhe detaje shtesë për pastrimin e veturave.

  • Kërkohet që të bëhet pastrimi dhe larja e veturave për brenda dhe jashtë për të gjitha veturat sipas nevojës dhe kërkesës tonë.
  • Po ashtu kërkohet që gjatë periudhës së dimrit autolarja të posedoj ujin e nxehtë për autolarjen e veturave.
  • Autolarja duhet të posedoj minimumi 3 vende-pozicione për larjen e veturave në mënyrë që zyrtarët tanë mos të presin shumë për autolarje.

Megjithatë, sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, kompania figuron të ketë “tregtinë me shumicë të drunjve” si aktivitet primar.

Në ARBK, “Ajani & Adami” nuk figuron e autorizuar për larje të automjeteve, por ajo i ka marrë shumicën e institucioneve, pasi në pushtet ka ardhur LVV-ja.

Kompania “Ajani & Adami Sh.P.K.” është biznesi që më së shumti merr tenderë nga Qeveria e Kosovës. /Ballkani.info/