DOKUMENT| KGJK-ja shpenzon mbi 30 mijë euro për laptopë dhe kompjuterë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka nënshkruar kontratë për furnizim me laptopë dhe kompjuterë për nevojat e tij dhe të gjykatave.
Sipas kontratës së publikuar në KRPP, KGJK-ja do të blejë 50 laptopë dhe kompjuterë, të cilët buxhetit të shtetit do t’i kushtojnë plotë 32 mijë e 450 euro, raporton Demokracia.com.
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/11/KGJK1.png)
Për këtë tender kanë aplikuar 7 kompani, ku është përzgjedhur kompania me çmimin më të ulët.
Tenderin për furnizim e laptopë dhe kompjuterë e ka fituar kompania “InterAdria L.L.C”.
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/11/KGJK2.png)
Në kontratë nuk është cekur se çfarë laptopë ose kompjuterë do të blejë KGJK-ja. /Demokracia.com/
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/11/KGJK3.png)