Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, përmes një dekreti, të cilin e ka publikuar Paparaci, ia ka dhënë nënshtetësinë e Kosovës aktivistit të Vetëvendosjes nga Shqipëria, Boiken Abazit. Ky i fundit, në vitin 2016 ishte deportuar nga Kosova duke iu ndaluar hyrja e sërishme në territorin e Republikës për një periudhë 2 vjeçare.
DOKUMENT:

Sipas arsyetimit të urdhrit, Policia kishte thënë se verifikimit të hyrje-daljeve në Kosovë ka konstatuar se Boiken Abazi për herë të fundit ka dalë nga territori i vendit më 3.2.2016 dhe se nuk ka të dhëna për hyrje të ligjshme në Kosovë pas kësaj date.
“Andaj, i njëjti në mënyrë të paligjshme ka hyrë dhe qëndruar në Kosovë, në kundërshtim me Ligjin për të Huajt”, shkruante në urdhrin për largim me forcë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në anën tjetër, Dekreti i nxjerrë nga Haxhiu, mban datën 7 korrik 2026.
Sipas dokumentit, Abazi nënshtetësinë e kishte kërkuar që në vitin 2022, por nuk ishte dekretuar nga ish-Presidentja, Vjosa Osmani.







