Drejtori i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, Imer Hakaj, i cili kishte ndalur punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, është emëruar kundërligjshëm nga Ministri Hajrulla Çeku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.

Këshilli i Pavarur Mbikëyres për Shërbimin Civil të Kosovës e ka shfuqizuar vendimin me nr. 84/2025 të datës 08.07.2025 të Ministrit Hajrullah Çeku duke konstatuar se i njëjti është nxjerr në kundërshtim me ligjin dhe duke ia pamundësuar z. Hakaj që të jetë në këtë detyrë.

Hakaj është akuzuar nga Komuna e Prishtinës dhe kryetari Rama se është dorë e zgjatur e Çekut në bllokimin e projekteve madhore në Prishtinë, përfshirë sheshin “Xhorxh Bush”. /Ballkani.info/