Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkarkuar sot Heset Lokun nga pozita e drejtorit të burgut të Prizrenit. Demokracia.com ka siguruar vendimin e shkarkimit, ku arsyetohet se pse është bërë një gjë e tillë.
Sipas vendimit të shkarkimit, hetimet kishin nisur për shkak të ngacmimit seksual që dzhohet se ka ndodhur nga një mësimdhënës në Qendër Korrektuese për të Mitur në Lipjan nga një mësimdhënës, raporton Demokracia.com.
Loku, në atë kohë ishte Drejtor i QKF-së në Lipjan, pas njoftimit për rastin kishte emëruar një komision hetimor për këtë rast.
Por, sipas vendimit të siguruar nga Demokracia.com, “komisioni është shuar menjëherë pas emërimit nga ana z.Loku, me arsyetimin se pas ngacmimit seksual, kishte biseduar me të iturën S.H dhe nënën e saj, me ç’rast ishin marrë vesh që rasti të mbyllet dhe të mos procedohet tutje”.
Në vendim thuhet se Loku me këtë rast, nuk kishte marrë asnjë shënim.
Përveç Lokut, sot është shkarkuar edhe drejtori i Burgut në Pejë, Arif Beqa.
Lajmin për shkarkimin e dy drejtorëve e ka konfirmuar edhe vet ministrja Haxhiu.
“Po, janë shkarkuar sot për shkak të fshehjes së ngacmimit seksual ndaj një të miture”, ka thënë shkurt Haxhiu./Demokracia.com/










