DOKUMENT| “Çlirimtari” i Shtimes provon t’i argëtojë qytetarët, shpenzon 8 mijë euro për muzikë e valle

Komuna e Shtimes e udhëhequr nga Qemajl Aliu, i vetëshpallur si “çlirimtar”, ka vendosur t’i shpenzojë afro 8 mijë euro për argëtimin e qytetarëve. Festat në këtë qytet të vogël të Kosovës do të përcillen me muzikë e valle.

Qytetarët e Shtimes për disa ditë do të ndihen të “çliruar” nga puna dhe rutina e përditshme.

Në qytetin e tyre të udhëhequr nga Qemajl Aliu, i vetëshpallur si “çlirimtar”, do të ketë muzikë e valle.

Për shënimin e festave shtetërore dhe komunale në Shtime është dhënë edhe një tender në vlerë prej 8 mijë euro.

Sipas njoftimit, për këto festa do performojnë grupe të ndryshme muzikore dhe orkestra muzikore, shkruan Demokracia.com.

“Grupi muzikor me kënge korale. Këngëtarë/e me Orkestër ose dhe grup këngëtaresh (rapsod). Bina me dimensione 12mx8m, e ngritur 1m nga toka, me mbulesë të fortë (Cerade) 6mx6m e ngritur 4m mbi binë. Vera e përgjithshme e kontratës 7 940,00 euro”, thuhet në njoftim.

Tenderin për këtë organizim ia kanë besuar kompanisë “AMC Corporation”. Kurse, kontrata mes kësaj kompanie dhe komunës do të nënshkruhet sot, veç një ditë pas është shpallur fituese.

“Data e dhënies së kontratës 19.07.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 20.07.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 2”.

Organizimi i këtyre ditëve festive është paraparë të bëhet në qytetin e Shtimes në disa data të ndryshme.

Dita e parë festive do të bëhet ne javën e ardhshme, saktësisht me datën 26. Kurse, e dyta më datën 30 dhe 31 të këtij muaji përsëri do të ketë festë.

E një festë me e madhe është paraparë të bëhet më 28 nëntor për ditën e Flamurit Kombëtar. /Demokracia.com/