Bileta udhëtimi

DOKUMENT| “Çlirimtari” bëhet gati për “shëtitje nëpër botë”, jep tender për bileta udhëtimi

2 mijë e 400 euro do të shpenzohen nga buxheti i shtetit për 8 bileta udhëtimi jashtë vendit për nevojat e Komunës së Shtimes. Për këtë, kjo komunë tashmë ka dhënë edhe një tender përmes Prokurimit.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në KRPP, komuna e udhëhequr nga Qemajl Aliu, i vetëquajturi “çlirimtar i Shtimes”, ka dhënë kontratë për furnizim me bileta udhëtimi me aeroplan, shkruan Ballkani.info.

Blerja e këtyre biletave do të bëhet për stafin e komunës të cilët do të bëjnë udhëtime zyrtare në vende të ndryshme të botës. Derisa, në njoftim nuk janë bërë të ditura relacionet e këtyre udhëtimeve.

Nga kjo kontratë janë paraparë që të blihen 8 bileta udhëtimi për periudhën njëvjeçare.

Tenderin për furnizim me bileta e ka fituar kompania turistike “As Travel Club”.

Kujtojmë se kjo kompani ka fituar tenderë në shumicën e ministrive të Qeverisë Kurti për furnizim me bileta. /Ballkani.info/