Doktori që operoi presidentin Thaçi me dedikim emocional për të, “nuk dija si t’i drejtosha bashkëluftëtar apo President”

Mjeku që ishte pjesë e ekipit që operuan dje presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Bashkim Gllareva përmes një postimi në Facebook i ka dedikuar disa fjalë prekëse. “Nuk dija si t’i drejtosha bashkëluftëtar apo President.

Ai më tha jam si çdo pacient tjetër. Jam Hashimi. Edhe pas 20 vitesh, kishte mbetur ai i luftës, i thjeshtë dhe i qëndrueshëm. Gjatë luftës ecnim bashkë në veprime kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Ndërkaq, sot përjetova momentin më të rëndësishëm dhe u gjenda para përgjegjësisë më të madhe jetësore dhe profesionale. Jam duke qëndruar pranë bashkëluftëtarit, pranë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ështe ndjenjë e veçantë, emocion i paharruar”, ka shkruar Gllareva.

Ai ka theksuar se presidenti është trajtuar në Klinikën e Urologjisë në QKUK, si të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës. “Modestia e tij më bën të ndjehem krenar me njeriun e parë të shtetit tim.

Jam shumë i lumtur që pas opermit, Presidenti me plot humor dhe besim, në këmbët e tij u kthy nē shtëpi. Zoti e bekoftë Presidentin tonë”, ka përfunduar postimin doktori Gllareva.