Doktori kosovar thotë se masat e reja kufizuese janë çështje ditësh, tregon detaje rreth varianteve të reja

Doktori, Fahri Beqa ka shkruar se masat e reja kundër Covid-19, është vetëm çështje ditësh.

Beqa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se variantet e reja të koronavirusit janë shumë më agresive dhe atakojnë shumë shpesh moshat e reja duke shkaktuar edhe vdekjen e tyre.

“Është shumë joprofesionale të pritet që numri i të infektuarve të zvogëlohet vetvetiu pa ndërmarrje dhe zbatim strikt të masave të parandalimit që i kufizojnë kontaktet në mes personave dhe kështu të ndërprejnë zingjirin e infeksionit. Sa më shpejtë aq më mirë, sepse krijimi i imunitetit përmes vaksinimit është shumë larg”, ka shkruar Beqa në Facebook.

Postimi i plotë:

Askush nuk dëshiron të ndëgjojë për shtërngim të masave të parandalimit, por hyrja në fuqi e tyre do të jetë çështje ditësh. Numri ditor i të infektuarve dhe të vdekurve është duke u rritur çdo ditë, derisa variantet reja të Sars-Cov-2 (B.1.1.7, B.1.351) janë shumë më agresive se sa varianti i parë dhe atakojnë shumë shpesh moshat e reja duke shkaktuar edhe vdekjen e tyre.
Është shumë joprofesionale të pritet që numri i të infektuarve të zvogëlohet vetvetiu pa ndërmarrje dhe zbatim strikt të masave të parandalimit që i kufizojnë kontaktet në mes personave dhe kështu të ndërprejnë zingjirin e infeksionit. Sa më shpejtë aq më mirë, sepse krijimi i imunitetit përmes vaksinimit është shumë larg.
Natyrisht që sektorët relevantë për funksionimin e shtetit duhet të punojnë tutje.