Doktori i njohur Pipero: Ja muaji kur nuk do të kemi asnjë rast

Doktori i njohur Pëllumb Pipero ka deklaruar për emisionin ‘Open’ se tashmë ka kaluar gjysma e parë e së keqes.

‘Situata në Infektim paraqitet komplekse. Ka nga ato pacientë që kanë problematikat e qëndrueshme por besoj se tashmë ka kaluar gjysma e të keqes së parë’- tha Pipero.

A duhen lehtësuar masat?- e pyeti Eni Vasili.

‘Besoj se masat tani duhet lehtësuar pak. Por ky vendim i takon qeverisë. Por besoj se fundi i prillit, fillimi i majit do na gjejë me ndonjë rast sporadik infektimi ose me zero raste të reja infektimi. Prandaj duhet dhe pak durim’, – tha Pipero.