Rusi 20 vjeçar Mikhail Litvin ditë më parë pushtoi rrjetet sociale me një video ku shihet duke djegur një veturë Mercedes AMG GT 63 S që kushton 150 mijë dollarë.
Aresyeja e këtij akti si duket ka qenë sepse rusi 20 vjeçar nuk po bëhej “rehat” me veturën e tij.
Ai e kishte dërguar makinë disa herë te mekaniku, por ajo vazhdimisht kishte defekte edhe pas ndërhyrjes së tij, kështu që ai nuk duroi dot më.
Mikhail Litvin me mbi 11 milionë ndjekës në Instagram dhe 4 milionë abonentë në YouTube, ka shumë të ngjarë që Litvin të marrë një makinë të re së shpejti për të zëvendësuar atë.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:.







