Dogana me homazhe për oficerin doganor që ndërroi jetë si pasojë e Covid-19

Dogana e Kosovës ka hapur homazhet për oficerin doganor dhe njëherë zyrtarin e parë shtetëror Kujtim Qafleshi që ndërroi jetë si pasojë e Covid-19.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës Ibrahim Xhaka hapi librin e homazheve.

“Humbja e Kujtimit në moshën 53 vjeçare na lë të mërzitur shumë, por njëkohësisht duhet të na motivojë që të arrijmë lartësitë e tij profesionale, të kemi përkushtimin e tij dhe njëheri të ndërtojmë një doganë profesionale për të cilën Kujtimi punoi aq shumë”, tha ai.

Gjithashtu, sot të gjitha takimet e Doganës së Kosovës filluan me një minutë heshtje në nderim të oficerit doganor.