Dogana: Kapet mbi gjysëm kilogrami kokainë në pikëkalimin kufitar të Merdares (Foto)

Oficerët doganor gjatë kontrollit të një autobusi të linjave nderkombëtare kanë gjetur dhe konfiskuar 571 gram substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Oficerët doganor kanë ndaluar në Merdare autobusin e linjës Gjermani Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt oficerët doganor në një valigje krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Pas kontrolle shtesë të valigjeve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gram narkotikë  tëlllojit kokainë.

Rasti është dorëzuar tek policia për hetime të mëtejme.