Agron Llugaliu

Dogana grumbullon 1.6 miliardë e konfiskoi e sekuestroi 14.5 milionë euro gjatë vitit 2023

Dogana e Kosova ka arritur që gjatë këtij vitit të grumbullojë 1.6 miliardë euro, 135 milionë euro më shumë apo 9.5% se në vitin 2022.

Kështu ka bërë të ditur nën një konferencë për medie, drejtori i këtij institucioni, Agron Llugaliu.

Ai më tej ka bërë të ditur se vlera e konfiskimeve e sekuestrimeve ka arritur në 14.5 milionë, përderisa te luftimi i ekonomisë jo-formale vlera arrijnë në 27.4 milionë euro.

Po ashtu është bërë e ditur se janë arrestuar edhe 9 zyrtarë doganorë për korrupsion.

“Në vitin 2023 1.6 miliardë euro, 135 milionë. Të hyrat sivjet tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë 135 milionë apo 9.5% më shumë se në vitin 2022. Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara. Mallrat të importuara 5.8 miliardë euro, apo 5.46% më shumë se në vitin 2022. Te luftimi i ekonomisë jo formale 27.4 milionë euro, konfiskimet dhe sekuestrimet 14.5 milionë euro apo 27.46% më shumë. 9 zyrtarë janë arrestuar për korrupsion”.

Ai më tej ka shtuar se Dogana e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen e pa rezervë nga Qeveria e partnerët si Ambasada e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Zyrës së BE-së në Prishtinë që u kanë ndihmuar në avancimin e kapaciteteve.