Lajmi i fundit

Dogana dhe ATK-ja me aksion në Prishtinë, kontrollohen bizneset e fishekzjarrëve

Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion këtë të mërkurë.

Gjatë këtij aksioni i cili po zhvillohet në pesë lokacione në Prishtinë, janë duke u kontrolluar bizneset të cilat merren me importimin e fishekzjarrëve.

Këtë e ka bërë të ditur për Ballkani.info zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Aksioni po vazhdon ende. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai./Ballkani.info/