Me rastin e fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, pallati i Republikës Serbe në Banjallukë është ndriçuar sonte me ngjyrat e flamurit amerikan.

Megjithatë, ndërsa dritat ishin ndezur në objektin ku kryen detyrën presidenti i njësisë Milorad Dodik, nga Uashingtoni erdhën lajme për sanksione të reja ndaj personave dhe kompanive të afërta me të, transmeton Ballkani.info.

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik organizoi sot një pritje me rastin e fitores së Trumpit dhe shprehu shpresën për një “marrëdhënie më të drejtë” të administratës së re amerikane ndaj RS-së, etnitetit të Bosnjë-Hercegovinës.

Dodik doli në mesin e qytetarëve të mbledhur, të cilëve u mori kapelën “Make America Great Again”, të cilën mbështetësit e Trump e mbanin në mitingje gjatë fushatës zgjedhore.

Në koktejin e organizuar nga Dodik morën pjesë përfaqësues të institucioneve në RS, si dhe përfaqësues të RS në institucionet shtetërore. Të pranishëm ishin anëtarja e Presidencës së BH-së, Zheljka Cvijanoviq, ministra në Qeverinë e RS-së, deputetë dhe personalitete të tjera.

Një numër qytetarësh ishin mbledhur edhe para Pallatit të Republikës në Banjallukë, duke festuar fitoren e Trumpit.

Megjithatë, një dush i ftohtë sonte pas lajmeve për zgjerimin e sanksioneve amerikane. /Ballkani.info/