Dodik udhëton në Kroaci me helikopter të Vuçiqit

Presidenti i entitetit të Republika Srpska, Millorad Dodik, tha se udhëtoi në Kroaci për ta takuar presidentin kroat, Zoran Milanoviq me një helikopter që ishte përdorur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Dodik theksoi se helikopteri ishte civil dhe jo ushtarak, raporton Index.hr, transmeton Telegrafi.

“Është një helikopter që e përdor Vuçiqi për shërbime të rregullta. Unë i kërkova të ma dorëzonte”, tha Dodik.

Dodik qëndroi në Hvar më 25 korrik dhe takimi me Milanoviqin u quajt më pas një takim normal pune nga zyra e presidentit kroat.

Megjithatë, mënyra se si shkoi atje shkaktoi reagime të shumta.