Kryetari i RS-së

Dodik: Nëse më ndalojnë nga puna politike, do të formojë shoqatën për pavarësinë e RS

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodika tha se do të formojë shoqatë për pavarësinë e Republikës Serbe, nëse Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e gjykon për moszbatim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë dhe ia ndalon aktivitetin politik.

“Ata mendojnë se Milorad Dodik do të ndalohet nga puna politike? Kjo është ajo që gjysma e tyre presin këtu në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës”, u tha Dodik gazetarëve pas seancës së sotme në Gjykatën e Bosnje-Hercegovinës, transmeton Ballkani.info.

Ai shtoi se nëse i ndalohet aktiviteti politik, “do të lirohet vetëm nga përgjegjësia publike si president i republikës”.

“Dhe atëherë, kur të më ndalojnë, do të formoj një shoqatë për pavarësinë e Republikës Serbe”, theksoi ai.

Në Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, sot u mbajt seanca dëgjimore për Presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik dhe ud. drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, Millosh Lukiq, për moszbatim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Pas seancës, Dodik deklaroi se “gjykimi as që ka filluar”, sepse ekipi i tij mbrojtës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Bosnjë-Hercegovinës që gjykimi të zhvendoset në Gjykatën Themelore në Banjallukë.

“Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës mori një vendim që të mos e pranojë atë kërkesë, por tha se kemi tre ditë për të apeluar”, tha ai.

Dodik vlerësoi se procesi ndaj tij është një “proces politik”. /Ballkani.info/