Milorad Dodik

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Presidenti i entitetit të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Serbe (RS), Milorad Dodik, gjatë fjalimit të sotëm në Asamblenë Kombëtare të RS, propozoi një mënyrë për të “relaksuar” situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai i bëri thirrje Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës që të mbyllë institucionet ndërkombëtare në vend ose të përballet me kundërmasa.

I sanksionuari nga SHBA-ja, propozoi që “administrata koloniale” të anulojë të gjitha vendimet e përfaqësuesit të lartë brenda shtatë ditëve, shkruan reuters.

“Që nëse kjo nuk bëhet, përfaqësuesit tanë të caktojnë Asamblenë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës dhe ai kuvend t’i shpallë të pavlefshme vendimet e Schmidt-it të rremë”, tha 65-vjeçari.

Zyrtarët serbë të Bosnjës nuk e njohin Christian Schmidtin si Përfaqësues të Lartë për Bosnjë-Hercegovinën, duke thënë se ish-ministri i qeverisë gjermane nuk u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Ata kanë paralajmëruar se nuk do ta pranojnë vendimin e tij dhe përkundrazi do ta miratojnë ligjin e tyre zgjedhor.

Dodiku ka thënë se nëse vendimi i Schmidtit nuk anulohet brenda një periudhe 7-ditore dhe shpallet i pavlefshëm nga parlamenti kombëtar, deputetët serbë do të bojkotojnë punën.

“Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë, si dhe Schmidt, duhet të shpallen armiq të Bosnjës dhe të dëbohen nga vendi”, ka thënë ai, duke paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tij, partia e tij në pushtet SNSD do të prishë partneritetin e saj me partnerët aktualë në qeveri dhe do ta bllokojë punën. 

VIDEO BONUS: