Dodik

Dodik këmbënguli për puthje me Lukashenkon, video bëhet virale

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko priti sot në Minsk Presidentin e RS Milorad Dodik.

Agjencia bjelloruse e lajmeve Belta ka publikuar një video interesante nga takimi mes Dodik dhe Lukashenkos, sidomos për shkak të përshëndetjes së dy liderëve.

Dodik dhe Lukashenko fillimisht u përshëndetën përzemërsisht dhe duket se presidenti bjellorus mendoi se “kaq është” për sa i përket protokollit, por kreu i SNSD-së nuk mendoi kështu.

Presidenti i RS-së insistoi të puthte Lukashenkën, gjë që dukej se e habiti presidentin bjellorus, i cili në fund e pranoi shumë spontanisht “ftesën për puthje” të Dodikut.

Këtë situatë paksa të çuditshme mund ta shikoni në fillim të videos më poshtë.