Presidenti i RS-së

Dodik ekzaltohet pas takimit me Putinit, thotë se “krisma” i dëgjohet pas një muaji

Biseda me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, ishte një nga më të suksesshmet që kemi pasur deri më tani, tha sot në Banjallukë presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik.

“Ne u pritëm me shumë respekt dhe na u dha mundësia të bisedonim për situatën në RS dhe Bosnjë e Hercegovinë”, tha Dodik pas kthimit nga Rusia, ku, siç thotë ai, foli me Putinin për një orë, transmeton Ballkani.info.

Ai ka thënë se qëndrimi pozitiv i Putinit ndaj RS-së është treguar edhe këtë herë.

“Kam arritur në përfundimin se Rusia po mbron Marrëveshjen e Dejtonit nga Amerika”, tha Dodik dhe shtoi:

Milorad Dodik tha sot se ishte i nderuar që presidenti rus Vladimir Putin i dhuroi atij çmimin “Alexander Nevsky”, i cili është i dyti më i rëndësishëm në Rusi pas çmimit “Hero i Rusisë”.

“Jam shumë i kënaqur me disa gjëra për të cilat nuk mund të flas për momentin. Ato do të dihen pas një muaji,” tha Dodik në një konferencë shtypi pas kthimit nga një vizitë shumë-ditore në Bjellorusi dhe Rusi.

Dodik është i sanksionuar nga SHBA-ja pikërisht për raportin që ka me Putinin dhe minimin e funksionimit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai shihet si shkaktar i destabilizimit të Bosnjës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. /Ballkani.info/​