Doajeni i fotogazetarisë Bylykbashi i zhgënjyer që erdhi nga Australia “për të votuar për shpresën”

Ilaz Bylykbashi, doajeni i fotografisë mediale në Kosovë, fotoreporteri i mirënjohur i “Rilindjes”, ka vite që jeton në Australi.

Me anë të një reagimi gjatë emisionit InfoMagazine në Klan Kosova, ai është shprehur jashtëzakonisht i mllefosur me situatën e negociatave mes VV-së dhe LDK-së.

“O Kushtrim Sadiku po më dhimbet koha dhe paratë që harxhova që erdha nga Australia për të votuar për shpresën e qytetarëve. Por të partitë e dhi… shpresën, kishte thënë ambasadorja amerikane”, është shprehur Bylykbashi.