“Do t’ju rjepim si serbi”, radikalët katolikë të Shqipërisë që fyen kosovarët janë duke u kërkuar nga policia

Nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronike dhe konkretisht në portalin “Insajderi” ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet. Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë:

A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe.

L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.

Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të goditur çdo aktivitet të kundra ligjshëm dhe për siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit shqiptar apo të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

Kombi shqiptar mbështetet mbi vlerat e tij historike të lirisë, paqes me fqinjët dhe kombet e tjera, bashkëjetesës dhe harmonisë ndër fetare.
Këto janë vlera qytetëruese që rrezatojnë në botë dhe kontribuojnë në të ardhmen evropiane të rajonit.

“Do t’ju rjepim si serbi”, radikalët katolikë të Shqipërisë kundërshtojnë shkuarjen e kosovarëve në deti

Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptarë.

Ofendimet ndaj kosovarëve dhe maqedonasve janë nga më të rëndat duke sharë e deri tek ofendimet e tilla që nëse shohin ndonjë mysliman nga Kosova dhe Maqedonia do t’i rrjepin sikur serbët.

“Do ju q*** nanën tanë myslimanëve të Maqedonisë, tanë myslimanëve të Kosovës, me bo me i pa atje në plazh në Velipojë e në zonat e Shqipërisë, bash si cjapi që ju ka rrjep serbi, e kush ju ka rrjep te tanë, turku, e ju ka q*** turku, ju q*** familjen, do t’ju rrjep për së gjalli”, ka thënë njëri prej radikalistëve katolik i quajtur Luig Marku.

Tutje njëri nga radikalët tjerë i quajtur Anton Zefi, bënë thirrje se nëse shohin në plazhet dhe trojet shqiptare ndonjë mysliman nga Kosova dhe Maqedinia do t’i rrahin ose siç thotë ai do “t’ju rrjepim”.

“Mysliman të Maqedonisë dhe Kosovës do t’ju rrjepim, s’keni vend në trojet tona, po ju zum në plazh do t’ju q*** motrën, do t’ju mysim”, ka thënë, Anton Zefi.

Përveç kësaj ata kanë quajtur racë të fëlliqur dhe kancerogjene pushuesit të cilët kanë shkruar për pushime në plazhet e Shqipërisë.

“Jeni racë e flliqt, jeni kancer i globit”, ka vazhduar ofendimet Marku.

loading…