Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka shkruar telegram ngushëllimi për familjen Bublica, e cila humbi sot djalin e tyre.
“E nderuar Familje Bublica, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e të riut Adhurim Bublica. Me këtë rast bashkëndjejmë dhëmbjen me familjarët, shokët, miqët dhe të gjithë ata që e njohën Adhurimin!”, ka shkruar Ahmeti.
Ai gjithashtu ka thënë se të riun nga Lipjani, Adhurim Bublicën do ta kujtojë gjithmonë si një djalë punëtor e me një sjellje të lartë morale.
Kujtojmë se Bublica humbi jetën sot pas një sëmundje të rëndë.
Postimi i plotë:







