“Do të ekspozoj veprimet kaqdashëse të Serbisë”, çka do të flas Presidentja Osmani sot në Këshillin e Sigurimit?

Sot pasdite do të mbahet takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela me anë të një postimi në Tëitter tregoi se çka do të flas Presidentja Osmani.

“Sot Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi raportin e Kosovës të Sekretarit të Përgjithshëm  Antonio Guterres. Presidentja Vjosa Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës sonë të re dhe do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë”, shkroi Vela në postimin e tij.

Takimi do të filloj në ora 16:00.