Do të befasoheni sa vota ka fituar Haki Abazi në Prishtinë

Ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë Kurti, Haki Abazi rrezikon të mos jetë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Në 225 formularë të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për komunën e Prishtinës, Abazi ka arritur të marrë 1069 vota nga 62.359 vota në total që ka marr Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vetëvendosje do të ketë numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, dhe ndër ta që rrezikon të mbetet jashtë është Abazi duke mos arritur të marr numër të madh të votave as në komunat tjera.

Në 39 vendvotime të komunës së Ferizajt, Abazi ka marrë vetëm 654 vota nga 31.516 sa ka marrë partia e tij. Edhe pse ka lindur në Prishtinë, Abazi duket se ka prejardhjen nga rajoni i Ferizajt.

Po ashtu edhe në Gjilan ai ka marrë 281 vota.