Deputetja e re e Nismës, Arbëreshë Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të Sami Lushtakut që tha se nëse kreu i Nismës, Fatmir Limaj shkon në koalicion e Albin Kurtin do ta prek fundin e tij politik.

Krasniqi në Facebook ka shkruar se rikthimi i Limajt në Kuvendin e Kosovës, disa eksponentëve politik ia ka dhimbur.

“Ju që, edhe kur të tjerët e dëshironin dhe punuan për fundin politik të Limajt, ne nuk lejuam, dhe për këtë pjesë prapë vendosim ne”, ka shkruar ajo në Facebook.