Do ta humbë Botërorin pas lëndimit, Diogo Jota emocionon botën e futbollit me këto fjalë

Sulmuesi anësor i Liverpoolit, portugezi Diogo Jota, mëngjesin e kësaj të marte, pasi ka marrë përgjigjet e analizave mjekësore, ka reaguar në rrjetet sociale për mungesës së tij në Botërorin 2022.

“Pas një nate të shkëlqyer në ‘Anfield’, e imja përfundoi në mënyrën më të keqe. Një nga ëndrrat e mia ra në ujë. Tani do të bëj tifo për Liverpoolin dhe Portugalinë dhe do të luftoj për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ylli portugez në rrjetet sociale.

Diogo Jota, një nga futbollistët e dalluar në përballjen ndaj Manchester Cytit në ‘Anfield’, në çastet e fundit të takimit të fituar nga Reds (1-0), u detyrua të largohej nga fusha e blertë.

Dëmtimi i tij, pas analizave rezultoi fatkeq. Sulmuesi do të humbë Kupën e Botës me Portugalinë, por për një kohë të papërcaktuar do të mungojë edhe në radhët e Liverpoolit./Demokracia.com/