Do shemben dy vilat në Shkozet, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Xhenieret e FA po punojne per hapjen e furnelave per shembjen e kontrolluar të dy objekteve në Shkozet, njëri prej tyre 5-katësh. Shembja do të bëhet në orën 15:00.

Shembja e ndërtesave do sjellë bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës për disa minuta, nga ora 14:50 deri në 15:10.

Ndërtesa ka pësuar dëmtime në strukturë nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë mëngjesin e të martës.