Do rikthehet në politikë? Vjen përgjigjia e Saimir Tahirit

Gjykata pranon kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pasi ankimoi vendimin për shtyrjen e hetimeve.

Në një prononcim për mediat, pas përfunimit të seancës tek Krimet e Rënda, Tahiri u shpreh se do i shkojë deri në fund kësaj historie, teksa theksoi se ndaj tij janë hedhur akuza të padrejta dhe skandaloze.

Sipas ish-ministrit prokurorët do të kenë kohë deri më 10 mars të mbylline hetimet.
“Për mua dhe prokurorinë fillon numërimi mbrapsht. Deri më 10 mars besoj që edhe prokuroria do ketë kohë të mbyllë hetimet. Kam pasur durim dhe do kem akoma, ashtu siç kam pasur forcë për t’ju shpjeguar të gjithë qytetarëve të vërtetën time deri në gërmën e fundit .Më vjen mirë që jam në këtë fazë. Gjykata më dha të drejtë, kjo histori nuk mund të zgjasë pafund. Për mua ka rëndësi drejtësia, ka rëndësi që kësaj maratone ti shkojmë më në fund drejt finishit”, tha Tahiri.

Më tej ish-ministri u pyet nga gazetarët nëse do të rikthehet në politikë.

“Ka kohë për të gjitha”, përfundoi ish-ministri.