“Do përfundojë dëshmor”, Meta shpërthen ndaj Ramës: Qen bir qeni, maskara

Presidenti Meta i është përgjigjur ashpër deklaratave që kryeministri Rama bëri në Kuvend ditën e hënë se ai mund të përfundojë dëshmorë kombi.

I ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, Meta i bëri thirrje kryeministrit të mos provokojë trazira duke e quajtur qen bir qeni.

Ai bën si i fortë me shqiptarët, duke shpërdoruar mbipushtetin që i ka grabitur në mënyrë antikushtetuese shqiptarë. Ai është një këlysh blloku. Mos guxo të nxisësh trazira për llogari të Sorosit dhe serbëve, çun i Kristaqit që thotë se është krenar që është djali i Kristaq Ramës. Kodet e tij nuk i llogaris hiq. Çuni i Kristaqit ta dije mire. Ky Pinok i shëmtuar, ky qen bir qeni, ky maskara, ta dije mire se s’ka për te gjetur vrime ku te futet Ka ardhur koha për një ndarje midis tradhtarëve dhe patriotëve”, theksoi Meta

Ai tha se njerëzit merren me atletet e kryeministrit dhe brekushet, duke shmangur vëmendjen tek problemet kryesore.

“Keni 20 vjet që merreni me atletet, brekushet, karagjozllëqet. E patë çfarë ndodhi dje në Parlament, po vdesin njerëzit nga covid, apo deklarata tjetër që ca do t’i trajtojmë ca nuk do t’i trajtojmë. Merremi me brekushe dhe atlete dhe harrojmë gjërat e tjera më të rëndësishme”, shtoi ai.