‘Do kishim dashur tju prisnim me diell, por…’, batuta e Ramës

Në Elbasan nis takimi i 7 –të i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri – Kosovë.

Takimi po mbahet në Elbasan.

“Do kishim dashur tju prisnim me diell por shpresoj që gjithë ky shi dhe këto pika që kemi mbi kokë të jenë ogur I mirë. Është kënaqësi të jemi bashkë” e nisi fjalimin e tij kryeministri Edi Rama përpara ministrave të dy kabineteve qeveritare.

Rama pranoi se mbetet sfidë e përbashkët rritja e zbatueshmërisë së marrëveshjeve.

Ndryshe në mbledhjen e sotme të dy qeverive pritet të nënshkruhen rreth 16 marrëveshje