“Do ju vras me granata”, policia parandalon krimin në familje – arreston 36-vjeçarin

Policia e Elbasanit ka parandaluar një krim në familje, ku 36-vjeçari ka kërcënuar me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj.

Sipas burimeve zyrtare ka marrë njoftim se ky shtetas kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura në shtëpinë që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme.

Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i 27 copë granatave difensive dhe ofensive.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”./Tch

loading…