Xhemajl Hasani

“Do dërrasa”- Xhemajl Hasani e ekspozon Qeverinë Kurti, tregon se si s’u punua asgjë në çerdhen që u përurua një muaj më parë

Xhemajl Hasani, ish-kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka treguar se si tash e një muaj që prej përurimit të punëve për çerdhen në Batllavë të Podujevës nga pushteti e deri më sot, s’është punuar asgjë.

Hasani ka shpërndarë një video në rrjetin social ‘Facebook’, duke thënë se tash e 31 ditë pas përurimit të kryeministrit Kurti dhe ministres Arbërie Nagavci, s’është bërë “asnjë orë punë”.

“31 dite pas perurimit te punimeve sot me kerkese te banoreve te fshatit e kam vizituar hapesiren ku eshte parapare te ndertoj qerdhja. U befasove per te keq, ku asnje ore pune nuk ish bere ne zhvillimin e ketij projekti ku edhe banoret shprehen idinjaten e thell lidhur me mashtrimin qe po u’aben ky pushtet”, ka shkruar ai.

Hasani ka ironizuar më tej në video duke thënë se para disa ditësh ai i kishte pare disa dërrasa, mirëpo sot s’i kishte gjetur në hapësirën e destinuar për çerdhen në fshatin Batllavë të Podujevës.

Ai ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të publikojë edhe një mori rastesh.