DKA-Prishtinë shpall konkurs plotësuar për regjistrimin e nxënësve në klasat e 10-ta

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ka shpallur konkurs plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë  të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale për vitin shkollor 2022/2023.

Në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit thuhet se konkursi është hapur për gjimnazet “Sami Frashëri”, “Matematikor i specializuar”, “Ahmet Gashi”, “Eqrem Çabej” dhe për shkollat “Dr. Ali Sokoli”, “28 Nëntori”, “7 Shtatori”, “Abdyl Frashëri”, “Gjin Gazulli”, Medreseja e Mesme “Alauddin” dhe “Prenk Jakova”.

Sipas njoftimit të Komunës, paraqitja e dokumenteve bëhet në periudhën 22 – 24 gusht.

Më tej thuhet se rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen më 25 gusht.

KONKURSI