Djathi i “dehur”, çmimi i të cilit për një “rrotë” kushton 200 euro (Foto)

Fabrika “La Casearia Carpenedo” në veri të Trevisos në Itali i zhyt rrotat e djathit në verë. E për këtë arsye djathi i tyre quhet “i dehur”.

Ata bëjnë 15 lloje të ndryshme të djathit të tillë, që mbahet deri në 150 ditë në verëra të ndryshme.

Fabrika e djathit filloi prodhimin në vitin 1976, por origjina e saj daton para Luftës së Parë Botërore.

Një rrotë e tërë e këtij djathi kushton deri në 200 euro.