Amir Hoxha

“Djalin në fyt kena me ta pre”, kërcënohet me jetë polici Amir Hoxha

Polici që po vazhdon të jetë në suspendim, Amir Hoxha, është kërcënuar me jetë.

Përveç jetës së tij, Amirit i kanë kërcënuar edhe familjen, duke përfshirë edhe djalin e vogël, shkruan “Jepi zë”.

“Jepi zë” ka marrë vesh nga burime brenda Policisë se kërcënimi u bë përmes një mesazhi në telefonin e policit Amir Hoxha.

“Je në vëzhgim që po han m*t në portale, familen kena me ta q* edhe djalin në fyt me ta pre, a po ndëgjon”, thuhet në mesazhin që pranoi zyrtari i suspenduar.

Hoxha ka refuzuar të deklarohet, duke thënë se për këtë çështje janë njoftuar organet.

Ndërkohë, “Jepi zë” mëson se rasti i kërcënimit është paraqitur në Polici, dhe Hoxha dyshon se lidhen me ngjarjet e fundit.

Kujtojmë se Amir Hoxha u suspendua pas një statusi në Facebook, ku ankohej për mosdhënien e shujtave për policë ndërkohë që kritikonte luksin e deputetëve me naftë.

Për suspendimin e Hoxhës kanë reaguar shoqëria civile, gazetarë dhe opinionistë, të cilët e kanë konsideruar si shkelje e të drejtave.