Djali iu bë operacion, Kastrati ka dy fjalë për Kurtin e Osmanin: Kishin marrë turr…

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se djali i tij ka përfunduar me sukses një operim në spitalin publik në Prishtinë, ditëve të fundit.

Megjithatë, ai gjeti kohë që ta kritikoj presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Foli edhe për Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK-në.

Ai teksa tregoi se spitali i Pediatrisë është një objekt i jashtëzakonshëm që peshon 25.000 milionë dollarë, i ardhur si donacioni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u shpreh se krerët e shtetit kishin marrë “turr që ta prejnë shiritin pa leje të përdorimit dhe pranimit teknik”.

Kjo sipas tij, që vetëm t’i marrin meritat e liderëve politikë të mëhershëm që “lobuan për këtë spital”.

Kastrati tha se në fakt spitali as sot nuk është i tëri unksional.

“Nga katër salla operimi aty dëgjova që vetëm dy janë në funksion; Spitali nuk kishte barna. Natyrisht se u desht ti blejmë”, shkroi ai në Facebook.

Deputeti opozitar tha se gjatë qëndrimit në spital e kuptoi se kirurgët nuk kanë dhoma të veta.

“Imagjinoni një kirurg gjatë natës mund ti kryej 4 deri 5 operime dhe nuk ka logjikë që pjesën tjetër të kohës të qëndroj nëpër koridore ose 15 kirurgët të ndërrohen në një dhomë”.

Mes tjerash, Kastrati theksoi se në këtë spital nuk ka staf të mjaftueshëm, teksa e fajëson pushtetin aktual që nuk ka shpallur konkurse.

“Menaxhmenti SHSKUK-së dhe Ministria e Shëndetësisë po i trajton specializantët si skllevër. Pas më shumë se 10 viteve studime e specializime në fund ata nuk e kanë të sigurt vendin e punës. Tash së fundmi atyre nuk ju paguhen si duhet as kujdestaritë e vikendeve”, shkroi ai.

Për më tepër, Kastrati lëvdoi ministrin Latifi për “profesionalizëm”. I kërkoi të merren masa ose të jap dorëheqje.

“Ministër Latifi të njoh më herët nga projektet që kishim në Ambasadën Amerikane. Je i vetmi në kabinetin e praktikantëve që shquhesh për profesionalizëm dhe qëndron intelektualisht fort”, shkroi ai.

“Merr masa Ministêr ose brenda 3-4 viteve shumica e mjekëve tanë kanë me ik dhe ky vend ka me mbet pa një pjesë të mirë të shërbimeve shëndetësore. Merr masa Ministër e mos lejo me ra nën hijen e këtyre që në pushtet kanë ardhë me metoda rrugaçësh”.

“Nëse nuk mund të veprosh jep dorëheqje o Profesor e kthehu në SHBA…bile dinjitetin tënd shpëtoje.

Krejt në fund, Kastrati tha se pushteti, që ai e quan të praktikantëve, po mundohet t’i “fsheh skandalet nën hijen e ambasadorit Martin Berishaj”.

Profesori universitar tha se do t’i denoncojnë të gjitha “skandalet”.