Djali ia dogji shtëpinë, dëshmia prekëse e nënës që mbeti pa çati mbi kokë në Vlorë

59-vjeçarja me iniciale D.M tregon se edhe është rrahur nga i biri, ndërkohë që bën apel për ndihmë pasi nuk ka të ardhura që të blejë orenditë që i janë shkrumbuar nga flakët. Ajo jetonte e vetme pasi burri i është ndarë nga jeta në mënyrë tragjikë pasi ishte vetëvarur, pasi nuk e kishte përballuar dot sëmundjen.

Një banesë u dogj dje në lagjen “Partizani” të Vlorës, ku fatmirësisht asnjë nuk ka mbetur i lënduar. Në një prononcim për mediat e zonja e shtëpisë thotë se banesën e ka djegur djali i saj, i cili është i alkoolizuar. Madje tregon se kishte ushtruar edhe dhunë ndaj saj.