Njëzet e një vjeçari amerikan Michael Alexander Gloss nënshkroi një kontratë me Ministrinë Ruse të Mbrojtjes dhe vdiq duke luftuar në luftën kundër Ukrainës në vitin 2024, raportoi portali i pavarur rus IStories.
Ajo që e bën historinë e tij edhe më të pabesueshme është fakti se nëna e tij, Julianne Gallina Gloss, është zëvendësdrejtoresha e CIA-s për inovacionin digjitalm transmeton Ballkani.info.
Gloss nënshkroi një kontratë me ushtrinë ruse më 5 shtator 2023, sipas të dhënave të rrjedhura nga Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Mjekësor të Moskës (EMIAS).
Ai u varros në SHBA tetë muaj pas vdekjes së tij
Ai u fut në sistem nga punonjësit e qendrës për rekrutimin e ushtarëve me kontratë në Moskë dhe si adresë banimi – si me qindra vullnetarë të tjerë të huaj – treguan adresën e vetë qendrës. Meqë ra fjala, në atë sallë bëhet edhe kontrolli mjekësor i kandidatëve për rekrutim.
Sipas një burimi pranë Gloss, shtetasi amerikan u vendos në njësitë sulmuese në dhjetor 2023. Në atë kohë, Regjimenti 137 vepronte në veriperëndim të Soledarit në rajonin e Donetskut. Gloss vdiq më 4 prill 2024, siç konfirmohet në nekrologjinë e publikuar nga familja e tij. Detajet e sakta të vdekjes së tij nuk dihen. Sipas zyrës së funeralit, ai u varros në Shtetet e Bashkuara edhe tetë muaj pas vdekjes së tij.
Michael Gloss është një nga më shumë se 1500 shtetasit e huaj që kaluan nëpër një qendër rekrutimi në Moskë gjatë luftës në Ukrainë, identiteti i të cilit u zbulua nga IStories. Sipas portalit, palës ruse në luftë iu bashkuan mercenarë nga gjithsej 48 vende, duke përfshirë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. /Ballkani.info/







