Djali i Vuçiqit në lozhën ceremoniale të ditës antikushtetuese të RS-së, jo shumë larg tij shihet djali i Ratko Mlladiqit (Foto)

Djali i të dënuarit për krime lufte Ratko Mlladiq, Darko Mlladiq, ka ndjekur paradën me rastin e Ditës Antikushtetuese të RS-së nga zona VIP, siç shihet edhe në foto, transmeton istraga.ba në profilin e tij në Twitter.

Jo larg tij ishte Danilo Vuçiq, djali i presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në kremtimin e Ditës së RS-së sot mori pjesë edhe Ivica Daçiq.

Më herët gjatë ditës në Sokolac, Daçiq tha se Republika Serbe (RS) është e garantuar me Kushtetutë dhe aktet ndërkombëtare dhe se festimi i 9 janarit si Dita e RS-së nuk ka të bëjë fare me çështjet e integritetit territorial dhe sovranitetit të Bosnjws dhe Hercegovinws dhe vendimet e gjykatave të ndryshme.

Përveç presidentit të RS-së Milorad Dodik, i cili ishte në rreshtat e parë, ishin edhe i dërguari i anëtarit serb të Presidencës së BH-së Boshko Tomiq, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, ministrat në Qeveria e RS, Sinisha Karan dhe Savo Miniq, si dhe ministrat në Qeverinë e Serbisë, Nikola Selakoviq dhe Danica Grujiçiq.

Meqë ra fjala, defileu parakalues ka përfunduar ndërkohë.

Në paradë morën pjesë 2500 pjesëtarë të MPB-së, të cilin Dodik e përshëndeti me “Zoti na ndihmoftë heronj”.

Në fund të takimit u shpalos flamuri 500 metra i Republikës Serbe.

Gjithashtu, anëtarët e klubit pro-rus të motoçikletave Night Wolves, afër Kremlinit, u panë në paradë.

Për kujtesë, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës e ka shpallur këtë datë jokushtetuese në dy raste.