Djali i Ukshin Hotit i kërkon Kurtit shkarkimin e këshilltarit të tij: Shkarkoje këtë zagar, fyeu UÇK-në

Djali i Ukshin Hotit, Andini, i cili ka qenë edhe deputet në legjislaturen e kaluar, ka reaguar ashpër ndaj Shkëlzen Gashit, këshilltarit të Albin Kurtit, i cili tha sot se pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime ndaj serbëve, shqiptarëve e tjerë.

Hoti ka kërkuar nga Kurti shkarkimin e menjëhershëm të Gashit, të cilin e ka quajtur edhe zagar.

Postimi i plotë i Andin Hotit:

TË LUTEM KRYEMINISTER ALBIN KURTI,

Jo si anëtar i ndonjë partie politike, por si djali i një Heroi të Kosoves, apo si djali i Ideologut tënd (kështu ke deklaruar) Ukshin Hotit , si nip i një Dëshmori të Kombit nga rradhet e UÇK-së, si djali axhes i një tjetër Ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, si nip i disa Ushtarëve të UÇK-së, si djalë i 2 të burgosurve politik, si nip i një të burgosuri politik, por gjithashtu si një djalë i rritur në sakrificat më të rënda përballë Serbisë, PO TË LUTEM:
SHKARKOJE KËTË ZAGAR!
Dhe jo vetëm! Të lutem dërgoje në Prokurori.

Pavarësisht mendimeve tona politike, që mund të jenë të kundërta, asnjëherë nuk e kam menduar një anti-shqiptarizëm tek ju, e as nuk dua ta mendoj! Të lutem.