Aleksandar Milojeviq, djali i kriminelit të kthyer në politikan, Zoran Milojeviq i njohur si “Zele” (Zelja), i është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata për shkak se kishte therrur me thikë një 36 vjeçar në Kopaonik.
Më pas Milojeviq kishte ikur nga Serbia dhe po fshihej në Leposaviq. Milojeviq është djali i zyrtarit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS – Partia e Vuçiqit) dhe të ashtuquajturit komisioner për Kosovën, Zoran Milojeviq – Zele, që njihet për krim të organizuar dhe trafik të kokainës në pjesën veriore të Kosovës dhe në Serbi.
Aleksandri kishte sulmuar dy persona në një restorant në Kopaonik, njërin e kishte rrahur për vdekje dhe tejtrin e kishte therrur me thikë në qaf dhe barkë. Ai ishte marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë në Kraljevë dhe tash i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton Ballkani.info.
Aleksandri, ashtu si babai i tij, ka të kaluar kriminale, e që ka mbi 30 raste të veprave penale. Akuzat që rëndojnë mbi të janë posedim të drogës dhe armëve, rrëmbim, lëndime të rënda trupore, kanosje, sulme ndaj zyrtarëve, por edhe në dhjetëra raste për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Babai i tij, Zoran Milojeviq, konsiderohet një figurë e shquar e Partisë Përparimtare Serbe në Kosovë. Ai është kryetar i kësaj partie në Kosovë, dhe ka qenë anëtar i bordit ekzekutiv të partisë dhe komisioner për Kosovë.
Për të, ish-kryetari i komunës së Zajeçarit nga radhët e SNS-së, Sasha Mirkoviq, ka pohuar se ‘Zele’ ka komanduar strukturat paralele të partisë të përbëra nga aktivistë dhe njerëz të punësuar në shërbimet e sigurisë.

Më herët, kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për rrahjen dhe rrëmbimin e aktivistit të opozitës Danilo Bobiq gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013 në Vërbas, por ai ishte i pakapshëm për prokurorinë për vite me radhë. Prokuroria pretendoi se nuk mund ta gjente Milojeviqin në adresën e kërkuar.
Por, ‘Zele’ është mik i presidentit serb, Aleksander Vuçiq dhe kapja e tij bëhet e pamundëshme nga organet e rendit. Përveç shoqërisë së zyrtarëve të lartë të SNS-së, Milojeviq është parë edhe në shoqërinë e anëtarëve të “Listës Serbe”, siç dëshmon një foto me nënkryetarin e saj Milan Radoiçiq, i cili së fundi ishte në listën e zezë të Thesarit amerikan.

Ndërsa, vajza e Milojeviq, Magdalena Milojeviq është zëvendëskonsulle e Serbisë në Shtutgart.
Ballkani.info ka raportuar ditë më parë, se si djali i “Zeles”, po fshihej një Leposaviq pasi kishte plagosur një person dhe një tjetër kishte therrur me thikë. /Ballkani.info/







