Djali i Messi-t e feston “aksidentalisht” golin e kundërshtarit (VIDEO)

Djali i Lionel Messi-t, Mateo, e ka festuar “gabimisht” golin e Real Betisit kundër Barcelonës.

Real Betis e realizoi golin e parë në ndeshjen e vlefshme për La Liga kundër katalunasve, të cilën këta të fundit e fituan me rezultat 5:2.

Në momentin kur Betis kaloi në avantazh, Mateo që po e shikonte ndeshjen bashkë me babanë dhe vëllanë e tij, si dhe me shokun e të atit, Luis Suarez-in, u qortua nga ky i fundit kur ngriti duart për ta festuar golin e mysafirëve.

Kjo bëri që në mesin e tyre të shpërthejnë në të qeshura pas veprimit “të turpshëm” të trevjeçarit.

loading…