Djali i këshilltarit të Thaçit godet Haradinajn: Trukun tënd po e kuptojnë edhe zogjtë

Djali i këshilltarit politik të presidentit Thaçi, Trim Syla, i cili është edhe aktivist i rinisë së PDK-së në Prishtinë, ka goditur ish-kryeministrin Haradinaj lidhur me dorëeheqjen e tij. Ka thënë se “trukun” e tij po e kuptojnë edhe zogjtë.

Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se nuk ruhet fytyra e shtetit me dorëheqje të parevokueshme sa për sy e faqe e me qëndrim në zyrë online 24 orë.

“Nuk doli mirë kjo përpjekje për të qenë në Hagë civil i thjeshtë e në Kosovë tërë kohën kryeministër. Nuk ruhet fytyra e shtetit me dorëheqje të parevokueshme sa për sy e faqe e me qendrim në zyrë online 24 orë. Ju shpikët precedentin më të pamoralshëm për ta lënë Kosovën në kaos dhe paqartësi”, ka shkruar Syla.

Ai i ka thënë Haradinajt se mandatin nuk e ka marrë nga populli, por se nga koalicioni.

‘Nuk ta ka dhënë mandatin populli po një koalicion që në ditën e parë të punës e lëndove duke ia shkarkuar anëtarët e komisionit të demarkacionit. Thika politike në shpinë kulmoi me dorëheqjen e befasishme. Siç po shihet këtë truk tuajin po e kuptojnë edhe zogjtë”, ka shkruar ai në Facebok.

Kujtojmë se Syla është djali i këshilltarit të Presidentit Thaçi, Ismail Sylës.

loading…