Djali i kandidatit të Listës Serbe në Kllokot arrestohet për shit-blerje të votave nga shqiptarët

Burime të mediave kanë thënë se mbrëmë, rreth orës 19:30, janë kapur në flagrancë tre qytetarë serbë dhe një shqiptar duke blerë vota në komunën e Kllokotit.

Sipas Kanal10, dyshohet se shit-blerja e votave është bërë në të mirë të Listës Serbe në Kllokot, ku disa qytetarë shqiptarë do të duhej ta votonin këtë subjekt.

Raportohet se pas arrestimit, janë bërë bastisje, janë gjetur paratë dhe listat se si të votohet për serbët dhe kandidatët e caktuar.

Organizatori i blerjes se votave dyshohet se është Arandjel Dejanoviç, djali i Bozidar Dejanovicit, kryetarit aktual të komunës së Kllokotit, dhe njëherësh kandidatit për kryetar.

Të arrestuarit e tjerë janë: Aleksandar Trajkoviç nga Vitia (i dyshuar si blerës i votave për kandidatin në listën serbe Dejan Nojkiç), Milan Kuliç nga Vitia (bashkëshorti i kandidatës nga Lista Serbe, Ivana Vlajkoviç) dhe Xhemajl Beqiri nga Mogilla, Viti (shitësi i votave familjare për kandidatët e lartpërmendur).