Djali i Fatmir Limajt kujton nënën që i vdiq para 10 vitesh me këto fjalë prekëse

Sot janë bërë 10 vite që vdiq gruaja e kryetarit të NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Humbjen e saj e kanë të freskët fëmijët. Djali i Fatmirit, Durim Limaj në 10 vjetorin e humbjes së nënës së tij, e kujton me fjalët prekëse. Në mbishkrimin e tij ai ka bashkangjitur dhe një fotografi të nënës ku pranë saj është dhe vet ai.

“Sot 10 vite prej ditës qe ike Nënë. Dhimbja është e njejtë e krenaria për ty dhe veprat tua na rritet çdo ditë. Ne po ecim hapave që trasove ti. Tashmë, je bërë gjyshe, e mbesa me krenari mban emrin tënd. Ishe dhe mbetesh shembulli i një prindi, e ne, pasardhësit tu, po mundohemi që fëmijëve tanë të iu ofrojmë atë që ti na mësove. Të kujtojmë përherë me dashuri e respekt. Djali, vajzat, nipat e mbesa jote!”, ka shkruar Limaj.